Haxhiu: Armend Muja është ekspert për “matematikën e hajnisë”

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka kritikuar dosjen e Prokurorisë lidhur me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit. Tha se malli i blerë që mungon është në vlerë 300 mijë euro e jo 600 mijë.

Rreth kësaj ka deklaruar, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku ka thënë se për matermatikën e hajnisë Armend Muja është ekspert.

Haxhiu tutje ka thënë se këta që po sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore nuk e kanë për “Ridin” por po frikësohet për veti.

Postimi i plotë:

Për “matematikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!

Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.

Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.

Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.

Të ngjashme