Kanditati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kanë marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit të poligonit sportiv në fshatin Kuqicë.
Jashari tha se është kënaqësi kur një vend me mbeturina shndërrohet në një vend atraktiv për të rinjtë.
“Është kënaqësi, ky vend do të jetë shumë atraktivë. Nga një vend i gërmadhave dhe mbeturinave do të kthehet në një vend ku të rinj mund ta shfrytëzojnë për aktivitete fizike”.
Ndërsa, Haxhiu tha se me qeverisjen e Jasharit do të realizohet projekti penda e Drenicës për ujitjen e tokave.
“Projekt sportiv. Te pasë Jasharin kryetar komune do të realizojmë edhe një projekt më të madh. Është projekti i pendës të Drenicës, që ka më ujit çdo tokë të Drenicës. E çdo pjesë e Drenicës është e ujitur me gjakun e dëshmorëve që kanë luftuar. Çdo pjesë do të ujitet tani me ujë”.