Bekim Haxhiu: Qytetarët meritojnë kursimet e tyre, do të riinicioj kthimin e 30% nga Trusti Pensional

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se qytetarët duhet të kenë qasje në kursimet e tyre dhe ka premtuar nisma të reja ligjore në fushën e sistemit pensional.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se një nga prioritetet e tij si deputet do të jetë rikthimi i një pjese të mjeteve nga Trusti Pensional.

“Qytetarët meritojnë kursimet e tyre. Si deputet i ardhshëm do të riinicioj kthimin e 30% të mjeteve nga Trusti Pensional dhe themelimin e Fondit të ri Pensional dhe Social të Kosovës përmes miratimit të Kodit Pensional dhe Social të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme