Bekim Jashari uron LVV-në, kërkon sa më shpejt të konsolidohen institucionet

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Jashari ka vlerësuar edhe procesin zgjedhor duke thënë se vendi ynë kaloi një test të demokracisë.

Përmes një shënimi në Facebook, Jashari ka thënë se është jetike për vendin formimi sa më i shpejtë i institucioneve.

Postimi i plotë:

“Qytetarë të dashur,

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për t’u marrë intensivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit”, ka shkruar Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme