Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Ferizajt.
Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar rreth programit dhe vizionit gjithëpërfshirës të Bedri Hamzës.
“Sonte, në Ferizajn e ndërmarrësisë dhe zhvillimit, nisëm fushatën elektorale me një mbështetje të madhe e të jashtëzakonshme nga qytetarët e Ferizajt, të bashkuar rreth programit dhe vizionit gjithëpërfshirës të Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza”, ka shkruar ai.