Belgjika ka treguar se është një skuadër e kompletuar dhe konkurente për Kupën e Botës në Rusi.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur Egjiptin me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bruksel.
Romelu Lukaku kaloi belgët në epërsi në minutën e 27-të pas një pakujdesie të portierit veteran, El Hadary. Rezultatin e dyfishoi sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard me një gjuajtje të fortë në minutën e 38-të.
Në fund të ndeshjes Fellaini i cili u inkuadrua në pjesën e dytë shënoi golin e tretë për Kombëtaren e Belgjikës. Kujtojmë që në pjesën e dytë u inkuadrua edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj.