Belgjika gjykon diplomatin iranian për komplotin e sulmit me bombë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Në Belgjikë të premten fillon gjykimi ndaj një diplomati iranian, i akuzuar për komplot të një sulmi me bombë, në një tubim të opozitës iraniane jashtë Parisit.

Kjo çështje ka nxitur tensione me Teheranin. Në qershor të vitit 2018, autoritetet belge penguan atë që ata thanë se, ishte një përpjekje për të kontrabanduar eksplozivë në Francë, për të kryer sulm në një takim të një prej lëvizjeve të opozitës së Iranit në mërgim.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI), i cili përfshin Organizatën Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (MEK), organizoi një tubim në Villepinte jashtë Parisit më 30 qershor 2018. Disa figura të njohura ndërkombëtare – përfshirë ish-zyrtarë amerikanë dhe britanikë – do të merrnin pjesë.

Më vonë atë vit, qeveria franceze akuzoi shërbimin e inteligjencës së Iranit si mbështetës të operacionit, akuzë që Republika Islamike e ka mohuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme