Belgjika, vendi i dytë në Europë për infeksionet me Coronavirus

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Belgjika tani është bërë vendi i dytë më i keq në Europë për sa i përket infeksioneve të koronavirusit për 100,000 banorë në dy javët e fundit.

Kjo sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Azhurnimi i fundit në hartën ECDC mbi infeksionet tregon një total prej 16 vendeve në kategorinë më të goditur, që do të thotë se ata kanë pasur më shumë se 120 infeksione të reja për 100,000 banorë në dy javët e fundit.

Kryesues i shifrave është Republika Çeke, me 433 raste të reja, me Belgjikën jo shumë mbrapa me 364 nga azhurnimi i fundit.

Ky pozicion i ri është rezultat i një ndryshimi drastik gjatë fundjavës, i cili pa vendin që lëvizte nga 5-ta të Premten në 2-tën sot pasi numrat e infeksioneve tejkaluan Francën, Spanjën dhe Hollandën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme