Bellanica akuzon Bashën: Po i përkrah serbët, nuk i ka kthyer xhirimet e masakrës së Krushës së Madhe

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Mohimi i bashkëpunimit nga Lulzim Basha me Milaim Bellanicën, siç është thënë për ta zbardhur të vërtetën mbi masakrën e Krushës së Madhe e ka befasuar këtë të fundit.

Ai ka thënë se Basha ia kishte kërkuar kasetën, duke i thënë se e ruan më mirë për shkak të raporteve të tij me Hagën.

“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha Bellanica për Top Channel.

Ai tregon se në gusht të vitit 2002 ishte paraqitur tek selia e PD-së në Tiranë, ku e kishte takuar Bashën në cilësinë e anëtarit të partisë.

“Atë ditë më ka thanë nuk shkon gjatë eventualisht një muaj të kthehet ajo sepse duhet të shkoj në Holandë të takohem më prokurorin e gjyqit të Hagës, mirëpo shkuan 8 vite, 18 vite pa i kthyer xhirimet, pa më thanë as një fjalë, tash e ka pas zorin e po reagon po thotë Milaim Bellanica është gënjeshtar. Lulzim Basha po del që po i përkrah forcat serbe”, tha ai.

Në mungesë të bashkëpunimit ai i ishte drejtuar prokurorisë, më saktësisht kryeprokurorit, Arben Rakipit.

“Arben Rakipi më ka thënë që nuk mundem me të ndihmua asgjë, këtë aspekt nuk mundemi, e tash po del që edhe ai ka qenë bashkëpunëtor i Lulzim Bashës. Unë kam kërkuar me i realizu premtimet që i kanë pas ndaj meje”, tha ai.

Madje, ai pretendon se me Bashën kishte një marrëveshje të nënshkruar që në prill të 99-ës, përmes së cilës kishte pranuar dhënien e dëshmive në këmbim të mundësisë së largimit nga Shqipëria për në perëndim, gjë e cila nuk kishte ndodhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme