Ben Blushi hedh poshtë lajmin e rremë për ofendimin e Arbana Xharrës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 17:44 | Nga

Sot është bërë një publikim nga llogaria me emrin e Ben Blushit në Twitter ku thuhej se politikani i njohur nga Shqipëria ka ofenduar rëndë Arbana Xharrën pas aderimit të saj në PDK.

Duket se mediat shqiptare kanë rënë pre e “fake news” (lajmeve të rrejshme), pasi ky lajm nuk ka qenë i vërtetë.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Ben Blushi e ka përgënjeshtruar këtë lajm:

“I pyetur nga Klan Kosova sapo mësova për gjoja një status timin kundër miqve të mi të nderuar, Arbana Xharrës dhe Kadri Veselit”.

“Dua të sqaroj publikisht se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter dhe kushdo ka bërë këtë shënim nuk është Ben Blushi, por një mashtrues i panjohur dhe i pabesë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme