Blushi bën publike provat: Ja si na u vodhën votat në Tiranë

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:19 | Nga

Pas PDIU-së dje që bëri publike një video, sot ka ka qenë Ben Blushi që ka bërë publike prova që sipas tij faktojnë vjedhjen e votave të “LIBRA”-s.

“Ja prova si u vodhën votat. Dy kuti në tiranë 18 vota. Sipas KQZ zero”, shkruan Blushi në Facebook.

“Më poshtë po postoj një pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë”.

“Nga numërimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës, LIBRA ka patur 9 vota tek secila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit”, ka shkruar ai.

“Ka qindra raste si këto te cilat do t’ia çoj KQZ dhe natyrisht Gjykatës. Do padis personalisht çdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marrëveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re. A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetëm dy kuti në Tiranë? Po në gjithë Shqipërinë?”

“Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrëveshja. Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38”, shkruan Ben Blushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme