Juventusi festoi titullin e shtatë radhazi në Serie A këtë të shtunë. Skuadra nga Torino kishte përgatitur një festë të madhe në Allianz Stadium pas fitores 2-1 ndaj Hellas Veronës.
Në fushë ishte vendosur skena për të ngritur titullin dhe komentatori zyrtar thërriste emrat e lojtarëve një nga një.
Të gjithë lojtarët teksa ishin duke ecur drejt skenës falënderonin tifozët dhe gjatë rrugës përshëndesnin fëmijët e vegjël të veshur me fanellat e çdo skuadre italiane në Serie A.
Por, kështu nuk bëri edhe Medhi Benatia. Mbrojtësi teksa ishte duke u ngjitur në skenë u ndal dhe ia zgjati dorën dy modeleve.
Gjithsesi në fund mbrojtësi u turpërua paksa pasi bukuroshet nuk ia dhanë dorën dhe normalisht që kjo u komentua me shaka në media dhe rrjete sociale.
Një gjë të tillë te Juve e kishte bërë edhe Nicklas Bendtner, por sharmit të danezit nuk i kishin rezistuar modelet në atë kohë.