Bëni rrobat tuaja të duken si të reja

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 14:36 | Nga

Verë e kuqe në bluzë të bardhë? Këpucë të ngushta ? Këto janë problemet më të zakonshme që ju mund të hasni me veshjet tuaja.

Por janë disa mënyra të thjeshta që do t’ju lehtësojnë jetën.

1. Përdorni lëng limoni ose sodë buke për t’i hequr njollat e deodorantit në rroba.

2. Vendoseni trikot e leshta në frigorifer për 3-4 orë dhe nuk do të lëshojë më push.

3. Elektricitetin statik mund ta hiqni qafe nga rrobat vetëm duke e pastruar rrobën me pjesën e brendshme të një letre të zakonshme.

4. Zgjeroni këpucët e ngushta me këtë metodë: Vendosni pak ujë në qese, qeset vendosni brenda këpucëve dhe lërini ato të qëndrojnë në frigorifer gjatë natës.

5. Për të hequr njollat e verës së kuqe, derdhni pak verë të bardhë dhe pastaj hidhni edhe sodë buke. Lërini ashtu 2-3 orë pastaj pastrojeni njollën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme