Producenti muzikor, Benny Blanco, ka habitur fansat me pamjen e tij të re, teksa u shfaq me gjysmën e kokës të rruar gjatë një interviste për revistën Complex këtë javë.
38-vjeçari u shfaq në kopertinën e revistës dhe në emisionin e tyre në YouTube, “GOAT Talk”, me një model të pazakontë flokësh.
Në fotografinë e kopertinës, Benny shihet i ulur në një karrige shezlongu, ndërsa miku i tij i ngushtë, Lil Dicky, i rruan flokët me një makinë prerëse, nën vështrimin e bashkëshortes së tij, Kristin Batalucco, shkruan DailyMail.
I njohur prej vitesh për flokët e gjatë dhe kaçurrelat karakteristike, Blanco u shfaq këtë herë me gjysmën e kokës të rruar, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Jo të gjithë fansat u bindën nga transformimi, madje disa sugjeruan se ai mund të ketë përdorur një kapelë apo efekt vizual.

“Ju lutem më thoni që Benny nuk i preu flokët”, shkroi një ndjekës, ndërsa të tjerë komentuan: “Çfarë basti humbi Benny?” dhe “Kush ia preu gjysmën e flokëve Benny-t?”. Disa u pyetën edhe për reagimin e partneres së tij, Selena Gomez, me komente si: “Dikush të pyesë për Selenën” dhe “Si ndihet Selena për këtë?”.
Megjithatë, kishte edhe nga ata që e pëlqyen pamjen e re dhe e inkurajuan të rruante tërësisht flokët. “Duket më mirë, sinqerisht!”, shkroi një fans.
Pas transformimit, Benny u shfaq së bashku me Lil Dicky në “GOAT Talk”, ku të dy diskutuan zgjedhjet e tyre për më të mirët e të gjitha kohërave në muzikë, televizion dhe film, ndërsa producenti nuk bëri asnjë koment lidhur me ndryshimin e tij të ri në pamje.