Ekonomia Online
FUNDIT

Bënte “drifta” në Pejë, gjobitet shoferi

Bënte “drifta” në Pejë, gjobitet shoferi

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një shofer në Pejë, pasi ishte duke bërë “drift”. Ai është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse. “Me datё 18.04.2023 rreth orёs 01:35, Njesiti i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ka shqiptuar gjobё kundёrvajtёsit. I dyshuari ka shkatuar kundёrvajtje i cili me veprimet e […]

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një shofer në Pejë, pasi ishte duke bërë “drift”.

Ai është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse.

“Me datё 18.04.2023 rreth orёs 01:35, Njesiti i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ka shqiptuar gjobё kundёrvajtёsit. I dyshuari ka shkatuar kundёrvajtje i cili me veprimet e tij ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik. Pёr kёtё veprim kundёrvajtёsit iu ёshtё shiptuar tiketa, 3 muaj masё mbrojёse, 2 pikё negative dhe 150 euro gjobё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme