Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thumbuar paksa katër herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon.
Francezi ka thënë se portugezi është më vetjak se ai para portës, por e sheh si diçka pozitive këtë gjë.
“Kam marrëdhënie shumë të mirë me Ronaldon, kuptohemi shumë mirë. Më pëlqen të luajë me të, dëshiron gjithmonë të luajë me prekjen e parë. Ronaldo është me vetjak se unë, por kjo është normale. Nuk më shqetëson, në fund të fundit kjo është edhe në të mirë të ekipit”, tha Benzema.
“Më shumë gola? Unë shënoj gola, por kur aty e ke dikë që shënon 50 gola çdo sezon… Më parë, sulmuesit shënonin 25 gola dhe ishin super lojtarë, ndërsa tani… E pëlqej futbollin dhe fitimin e trofeve, po argëtohem”, tha Benzema.