Pas një stinori katastrofal, ku ndërroi tre trajnerë, dorëzoi fronin në Ligën e Kampionëve dhe përfundoi 19 pikë prapa kampiones Barcelonës në renditje në La Liga, pritej një ndryshim te Real Madridi në verë.
Skuadra madrilene e mori seriozisht sfidën dhe shpenzoi afro 400 milionë euro në transferime të lojtarëve.
Eden Hazard më në fund erdhi nga Chelsea, siç erdhi edhe sulmuesi premtues Luka Joviq nga Eintracht Frankfurti, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Po ashtu u transferuan për para të mëdha dy mbrojtësit, Farland Mendy e Eder Militao.
Ishte një rifreskim që nuk ishte parë te Real Madridi qëkur u lansua epoka e dytë e “Galaktikëve” në vitin 2009.
Ishte fillimi i një epoke të re nën drejtimin e Zinedine Zidane, një reagim i fortë një vit pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Mirëpo, kjo epokë e re nuk është duke u drejtuar nga garda e re, ku Hazard e Joviq kanë shënuar vetëm dy gola së bashku në total.
Është Karim Benzema, një lojtar i gardës së vjetër që po udhëheq këtë epokë të re.