Sulmuesi po punonte me tërë shokët e tij të skuadrës, por ai është larguar në mes të sesionit të stërvitjeve shkaku i një shqetësimi që kishte
Ka disa lajme të këqija për Francën para fillimit të Botërorit 2022. Karim Benzemës i është dashur që të largohet nga kampi stërvitor i Les Blues në qendrën stërvitore të Jassim bin Hammad dhe duket se ai mund të mos luajë ndeshjen e parë për kampionët e Botës që Franca e zhvillon kundër Australisë, të martën.
Sulmuesi ju bashkua grupit me Raphael Varane për herë të parë që nga fillimi stërvitjeve, por në gjysmë të tyre Benzema është dashur të largohet.
Nuk ka ende lajme të reja të shkruara të shtunën në mbrëmje por Benzema ka vuajtur kohëve të fundit fizike.