Sulmuesi i Realit përfshihet në një tjetër aksident rrugor.
Karim Benzema i pafat gjatë ngasjes së veturës. Ai ka pësuar një tjetër aksident këtë javë por për fat të mirë ka shpëtuar pa asnjë lëndim trupor.
Sipas El Mundo, sulmuesi francez ishte duke e vozitur veturën e tij Audi RS6 në një autostradë në Madrid, kur është goditur nga prapa nga një veturë tjetër.
Pas kontrolleve të policisë nuk është gjetur alkool në gjakun e Benzemas e as të vozitësit tjetër që e ka shkaktuar aksidentin.
Për Benzeman është hera e dytë brenda këtij viti që përfshihet në aksidente në komunikacion, ndërsa një i ngjashëm i ka ndodhur edhe në vitin 2009, kur ishte transferuar nga Lyoni te Reali.
Benzema është i lënduar dhe nuk do të mund të luajë edhe për disa ditë me skuadrën e Los Blancos.