Benzema: Ronaldo nuk më ka uruar ende për “Topin e Artë”

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema ka deklaruar se nuk mori asnjë mesazh nga ish-shoku i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, me rastin e fitimit të “Topit të Artë” në tetor.

Sulmuesi francez dha së fundmi një intervistë për “Telefoot”, ku mes tjerash u pyet nëse ka pranuar një mesazh urimi nga Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

“Jo, jo ende”, ishte përgjigja e Benzemas, i cili pastaj duke qeshur tha: “Qetësohuni”, pasi gazetari tha se nuk është mirë që nuk ka pranuar ende një mesazh të tillë.

Benzema dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për Real Madridin nga viti 2009 deri në vitin 2018. Dyshja kishte një partneritet të shkëlqyeshëm gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, 34-vjeçari u bë francezi i parë që fitoi “Topin e Artë” që nga koha e Zinedine Zidane.

Të ngjashme