Beogradi po e akuzon KEDS-in që nuk është duke iu përmbajtur marrëveshjes së Brukselit të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen energjetike të katër komunave veriore.
Sipas tyre, ende janë duke e pritur KEDS’in që t’ua dorëzojë draftin e marrëveshjes komerciale për bashkëpunim afarist.
Më 21 qershor të këtij viti, ishte nënshkruar një marrëveshje në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit për faturimin e rrymës së qytetarëve në katër komunave veriore.
Për këtë ishte autorizuar kompani “Elekroseverit”, poqë në raportin e Serbisë të miratuar për Kosovën javën e kaluar pretendohet se “pala kosovare ëshë fajtore”, për mos kryerjen e marrëveshjes si tërësi.
Në atë raport si problem kyç në zbatimin e këtyre marrëveshjeve përmendet “vonesa dhe refuzimi” i Kosovës për dhënien e licencës për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”, por Kossev që e ka publikuar shkrimin për energjinë rikujton se Kosova ka lëshuar licencë më 27 qershor që kjo kompani të operojë në Veri.
“Si arsye për këtë, institucionet e Kosovës kanë përmendur ekskluzivisht arsye që nuk janë të bazuara në marrëveshjet nga dialogu, e as në ndonjë rregullore tjetër që rregullon çështjen e licencimit të aktiviteteve energjetike”, thuhet në raportin e miratuar nga Kuvendi serb.
Po ashtu, në bazë të këtij raporti, thuhet se “problem ka qenë edhe prezenca e forcave policore të Kosovës”, duke iu referuar kësaj periudhe.
Sipas Beogradit ka pasur “veprime të paligjshme” të zotërimit fizik të Nënstacionit të Valaçit dhe objekteve tjera të infrastrukturës energjetike të vendosura në veri të Kosovës.
Raporti vazhdon duke pretenduar se Prishtina “po merr kohë” që nga pala serbe cilësohet të jetë “e papranueshne”.
Në këtë kontesti përmendet edhe emërimi i bordeve i Zyrëës së Rregullatorit Energjetik (ZRrE).
E në këtë raport pretendohet se “pala serbe në takimet e mëvonshme të dialogut, e ka ruajtur pozicionin e elektroseverit”.
Në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, është diskutuar edhe gjatë vizitës së paparalajmëruar të Miroslav Lajcak në takimin me Besnik Bislimin që është kryenegociator I palës kosovare.