Beogradi injoron virusin, sonte feston me koncert të madh

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeqendra e Serbisë është ndër të rrallat qytete në botë që organizon koncert live, në shesh, natën e ndërrimit të motive dhe skena për këtë është bërë gati.

Ana erdhi në Beograd enkas për këtë ngjarje, nga një vend i Evropës

“Neve serbëve na pëlqejnë festat e mëdha me publik. Erdhëm nga Vjena, kastile për këtë koncert, pasi këtu duket se nuk ka fare COVID”.

Qeveria nuk e ndali koncertin, pavarësisht frikës për infektim me koronavirus.

Kjo i gëzoi beogradasit, por edhe mijëra qytetarë tjerë, që pritet të marrin pjesë në festë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit  Serbia i raportoi 26 vdekje dhe 2 mijë e 192 infektime me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme