Beqa i PDK-së: Kurti e ka pranuar Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së në emisionin “Info Nata”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacioni e komunave me shumicë serbe dhe se tani sipas tij, ai po bën vetëm kalkulime.

Beqa ka thënë se nëse Kurti nuk do ta pranonte atëherë ai do të dërgonte për votim në Kuvend.

“Albin Kurti, unë mendoj që i ka kauza falco të tij, sepse unë mund të them nëse ky me të vërtetë kish dashtë më e rrëzu këtë marrëveshje e kish pru në Parlament, i ka 51 për qind edhe unë e kisha votu personalisht ta rrëzoj këtë marrëveshje. Por ai nuk e ka seriozisht, unë mendoj që ai e ka pranu Asociacionin vetëm është duke e bërë një kalkulim, është mendim i imi. Mendoj që e ka pranu Asociacionin por është tu bë kalkulim në periudhën kohore, a me shku në Asociacion para zgjedhjeve, a me shku në zgjedhje është duke bërë kalkulim elektoral”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje ndaj qeverisë që të mosvohet Asociacioni që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Unë mendoj që këtë rast marrëveshja si Asociacioni duhet të jetë në frymë të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk mund të themi që nuk është, thjeshtë edhe deklarimi i miqve ndërkombëtar është që të jetë në kuadër të Kushtetutë së Kosovës. Por ajo nuk hyn në fuqi pa e marrë një veprim në këtë rast Qeveria e Kosovës dhe ekzekutivi nuk duhet të votojë një statut i cili është në kundërshtim me Kushetutën. Dhe ne inkurajojmë që të bëjë një veprim në harmoni me Kushtetutën.” – ka thënë ai.

Të ngjashme