Beqa: Mobilizimi i PDK-së po merr përmasa të jashtëzakonshme para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka theksuar se mobilizimi i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit po merr përmasa të jashtëzakonshme në çdo lagje e vendbanim, shkruan Ekonomia Online.

Gjatë një takimi me mbështetësit në Ulpianë, Beqa ka shprehur optimizëm për një rezultat të mirë, duke falënderuar aktivistët për angazhimin e tyre dhe ftuar qytetarët të bashkohen për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Sonte pata një takim të përzemërt me mbështetësit e PDK-së në Ulpianë, ku mobilizimi i partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit po merr përmasa të jashtëzakonshme në çdo lagje dhe çdo vendbanim në Kosovë”, ka thënë Beqa.

Të ngjashme