Beqa nga Gjakova: Plani Rimëkëmbjes po përkrahet masivisht

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 22:25 | Nga Ekonomia Online


Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, po vazhdon takimet elektorale në Gjakovë dhe gjithandej Kosovës.

Beqa ka thënë se Plani i Rimëkëmbjes po përkrahet masivisht nga qytetarët në Gjakovë e në gjithë Kosovën.

“Bashkëbisedim me anëtarë të nëndegës 4 në Gjakovë. Plani Rimëkëmbjes po përkrahet masivisht nga qytetarët në Gjakovë e në gjithë Kosovën”, ka shkruar Beqa.

Ai ka zhvilluar takim edhe me strukturat dhe përkrahësit në Nëndegën 8 në Gjakovë. “Në përkrahje të fuqishme të Planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës në përkrahje të kandidatit për kryeministër Prof. Dr. Enver Hoxhaj, në perkrahje te kandidatit për deputet Hajdar Beqa”, shkruhet në faqen e Facebookut.

Të ngjashme