Beqaj: Bizneset që merren me teknologji e inovacion do të krijojnë një rrjet të përbashkët

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 14:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj ka vizituar kompaninë Gjirafa.com me që rast është takuar edhe me pronarin Mërgim Cahani.

Beqaj tha se janë duke u munduar që së bashku me bizneset të krijojnë një rrjet bashkëpunues në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për problemet me të cilat ato përballen.

Ai tha se është i impresionuar me punën që kjo kompani bën, për të cilën ofroi përkrahje të mëtutjeshme, raporton Ekonomia Online.

“Ajo çka ne biseduam është sfidat për të krijuar një ekosistem, i cili do të përkrah edhe në kuptimin e infrastrukturës ligjor por edhe në kuptimin e mundësive të financimit dhe të përkrahjes e pse jo edhe të investimit të përbashkët”.

Beqaj tha se pronarin e ka njoftuar edhe lidhur me bashkëpunimin me donatorë të ndryshëm lidhur me rritjen e fondeve dhe investimeve në ndërmarrjet siç është ajo e “Gjirafës”.

“…unë e njoftova Mërgimin për bashkëpunimin që kemi tentuar ta bëjmë gjatë këtyre ditëve me donator të ndryshëm të cilët do të rrisin fondin që ne e kemi duke i bashkuar fondet dhe duke investuar në ndërmarrjet siç është Gjirafa dhe me të thënë të drejtën u befasova për të mirë sepse Gjirafa përveç që tha jemi të gatshme me u ul, tha mund me bashku fonde bashkërisht për të investuar kështu që ne mund të shikojmë mundësitë ligjore”, tha ai.

Falënderues për vizitën e ministrit ishte edhe pronari Mërgim Cahani. Ai tha se një ndër problemet me të cilat përballen si kompani është mos ekzistimi i një bashkëpunimi në mes komunitetit.

“Diskutuam shumë tema kryesore që ne e kemi si vend është zhvillimi ekonomik sidomos në këto parime të trendit botëror siç është zhvillimi ekonomik, aspekti digjital apo i interneti”.

Cahani tha se me krijimin e ministrisë së Inovacionit është rritur mundësia për një mbështetje dhe bashkëpunim më të madh në drejtim të kontribuonim në ekonomi.

“Me ministrin e inovacionit tani besojmë se ne si komunitet dhe ekosistem kemi një mbështetje më të mirë dhe kemi mundësi të bashkëpunimit të shumta që mund t’i realizojmë së bashku kështu që diskutimet kenë në sfidat por sidomos duke u fokusuar në oportunitetet që munden me kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë e internetit në Kosovë por edhe në rajon”.

“Sfida ka shumë mirëpo në të njëjtën kohë edhe mundësi të reja ka shumë disa prej sfidave është si me mujt me organizuar komunitetit tonë së bashku dhe me kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit. Nëse i shikojmë vendet e Evropës Perëndimore apo në ShBA kemi shumë modele që mundemi me i përcjell. Sfida tjetër është edhe si mundemi me i rrit aftësitë e njerëzve së bashku me kontribuar në këtë komunitet”, tha ai.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table, screen, office and indoor

Të ngjashme