Beqaj: Krijimi i një ligji për inovacion dhe ndërmarrësi do të zgjedh problemet e StartUp-ve

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 19:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Platforma ndërlidhëse ndërmjet bizneseve dhe individëve”Rrotull”, në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit në Kosovë(ICK) kanë organizuar diskutimin me temën “Qasja në financim në fazat e hershme të një StartUp-i”.

Ky takim ka mbledhur përfaqësues të institucioneve, ndërmarrës dhe të rinj të cilët merren me inovacion. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Besim Beqaj.

Beqaj tha se si ministri kanë synim të bëjnë një ligj i cili do të rregullonte çështje të shumta të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

E në këtë ligj, Beqaj tha se do të përfshihet edhe qasja në financa.

Ai tha se si ministri edhe vet janë një StartUp andaj edhe janë duke u ballafaquar me sfida se si të vlerësohen idetë inovative.

“Nuk ka bazë ligjore e cila e formëson rrugën ligjore për me financuar një projekt të tillë..në këtë kontest ne kemi marr një iniciativë… fillimisht jemi në themelim të një strategjie. Kjo strategji duhet me rezolutuar me një ligj qe do të quhet Ligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi”

“Synimi ynë është me bo me një ligj dhe pastaj prej secilin prej ligjeve të krijomë akte nënligjore. Duhet të rregullohet me ligj dhe në kuadër të kësaj qasje ne kemi duke bërë përgatitjet e tona që atë buxhet që e kemi duhet me krijuar mundësi. Na kemi mbi 7 milionë euro që  janë të dedikuara për subvencione dhe 2 milionë për investime kapitale”, tha Beqaj.

“Sfidë e kemi qysh me i vlerësu  idetë inovative a  kemi kapacitet të mjaftueshëm këtu apo duhet ndërkombëtare”, shtoi ministri i Inovacionit.

Për të ndarë eksperiencat e tyre se si kanë zgjedhur problemin e financimit të kompanive të tyre, të pranishëm ishin dy themelues të dy kompanive të ndryshme në Kosovë.

Rron Cena, themelues i kompanisë e cila merret me zhvillimin e printerave 3D “Formon” dhe Mergim Cahani, themelues i kompanisë Gjirafa.

Cena tha se ne Kosovë është vështirë që të sigurohen fonde për themelimin e një kompanie.

“E kemi parë të arsyeshëm që të kontribuojmë dhe me marr një pjesë të atij tregu … Në Kosovë e kemi një ambient që kur vjen fjala të financimi i ndërmarrjeve që ka të bëjnë me zhvillim krejt sfidat e asaj  faze e kanë tendencën me u anashkaluar nuk kemi lyp investim të huaj kemi lyp investim lokal”

“Kemi qenë shumë të limituar ka qenë afër 1 vjet e gjysmë që kemi kaluar investitor mas investitorit për me gjet dhe kemi parë që procesi i sigurimit të fondit nuk është aq teknik është proces shumë ma subjektiv”, tha Cena.

Edhe themeluesi i kompanisë “Gjirafa”, Mergim Cahani, ngriti shqetësimin për qasjen në financa.

Mirëpo ai bëri thirrje për të gjithë ata që janë të interesuar që të kenë përkushtim personal  dhe të mos kursehen në investimet e tyre.

“Qasja në financa është problemi kryesor në Kosovë është angazhimi pastaj edhe angazhimi personal i ndërmarrësit. Kur filloni ide, ata ndërmarrës duhet të investojnë gjithë çka kanë mundësi me investu financat e veta”.

Të ngjashme