Beqaj: I lumtur që isha pjesë e Lutjeve të Mëngjesit, miqësia me ShBA-të e përjetshme

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 16:43 | Nga

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj këto ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrur pjesë në  Lutjet e Mëngjesit në Washington, nën patronatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump.

“Presidenti Trump i’u drejtua liderëve politik, shpirtërorë, të akademisë, sportit dhe kulturës për një jetë më të mirë në paqe dhe mirëqenie. Miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe jemi krenar për këtë”, ka shkruar ministri Beqaj.

Ndër të tjera ai ka shprehur kënaqësinë që ka takuar edhe Ministrin e Punëve të jashtme të Finlandës, Timo Soini, Sekretarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për planifikim urban dhe banim, njëkohësisht dhe ish kandidat për President të SHBA-ve Dr. Ben S. Carson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme