Beqaj merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:48 | Nga

Ministri Besim Beqaj do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018” që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i Konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të IT në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm. Në Konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për ekonomi Digjitale dhe Shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov.

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme