Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 20-vjetorit të operimit të KFOR-it në Kosovë, raporton Ekonomia Online,
Beqaj tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, para 20 vitesh, ishte një vlerë sublime e botës demokratike në ruajtje të paqes dhe spastrimit etnik.
Ai tha KFOR-i kontribuoi në sigurinë dhe ndërtimin e stabilitetit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Major Gjeneral të trupave të NATO-s në Kosovë, Lorenzo D’Addario mora pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të operimit të KFOR-it në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, para 20 vitesh, ishte një vlerë sublime e botës demokratike në ruajtje të paqes dhe spastrimit etnik. KFOR-i kontribuoi në sigurinë dhe ndërtimin e stabilitetit në Kosovë. #NATO