Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar komunën e Gjakovës ku me këtë rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.
Beqaj primare duhet të jetë rruga drejt ekonomisë digjitale dhe jo vetëm infrastruktura fizike, raporton Ekonomia Online.
“Kosova është në një udhëkryq në kuptim ekonomik duke marrë parasysh zhvillet globale që po ndodhin është se ekonomia po lëvizë shumë shpejtë drejtë ekonomisë digjitale”.
“… Kosova ka potencial dhe duhet ndryshuar konceptin e mendimit ekonomik në vend që jo gjithmonë infrastruktura fizike e resurset natyrale janë element për zhvillim, por shumë e më shumë janë zhvillimet intelektuale ekonomia digjitale dhe ne si ministri po mundohemi të japim kontributin tonë”, tha ai.
Beqaj tha se e ka njoftuar Gjinin për hapjen e fondeve për Start Up dhe i fton të gjithë të rinjtë që kanë ide inovative të aplikojnë dhe në këtë mënyrë rriten edhe mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe hapja e vendeve të punës.
“Njoftuam kryetarin për hapjen e Fondeve dhe ftesën publike për Start Up është për ata që kanë ide për të zhvilluar një biznes Start Up inovativ që krijon mundësi për punësim dhe rritje të potencialit eksportues për shërbime IT ashtë sektorin vetëm që ka bilanc pozitiv tregtar në vende tjera dhe deri në fund të kësaj jave presim aplikacione”, tha ai.
Beqaj tregoi se vetëm vitin e kaluar nga Gjakova kanë qenë 9 përfitues dhe njoftoi se shumë shpejtë do të bëhet edhe Ligji për Inovacion
“Vitin e kaluar kemi nda 2 milionë euro për Start Up, buxheti për ketë vit është 12 milionë, mbi 95% e buxhetit shkon në përkrahje të drejtpërdrejt për sektorin privat edhe Start Up dhe ndërmarrje të vogla e të mesme ku partner implementues që do bëj shpalljen e ftesës publike do jetë GIZ-i.
“…ne jemi partner me ta kemi bërë bashkim të fondeve që të kenë mundësi me të mirë të shtrirjes horizontale në vend”, njoftoi Beqaj.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se në takim u bisedua për zhvillimet teknologjike dhe inovative që duhet të ndodhin në Gjakovë e kudo në Kosovë, raporton EO.
“Biseduam për zhvillimet që duhet të ndodhin në Gjakovë dhe gjithë Kosovën që ministri për bizneset e vogla e Start Up në veçanti edhe për lëvizjen e elementeve më të qëndrueshme për atë që ne e quajmë smart city, deri tash kemi pas mbështetje serioze nga ministria, prapë do të vazhdojmë edhe me fuqishëm”, tha Gjini.