Në kuadër të angazhimeve për promovimin ekonomisë digjitale dhe rritjen e shërbimeve në këtë fushë, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar “ZombieSoup”, ndërmarrje që punëson 40 të rinj, e specializuar për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë.
Ministri Beqaj, gjatë vizitës, është shprehur impresionuar me punën e të rinjve të “ZobieSoup”, sidomos me punën kreative të tyre në shërbim të kompanive të njohura ndërkombëtare.
“Objektiv i qartë i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është përkrahja e të rinjve që posedojnë shkathtësi specifike në fushën e teknologjisë informative, me anë të të cilave ata krijojnë inovacione në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. Shkathtësitë e të rinjve janë promotorë të zhvillimit të ekonomisë digjitale të Kosovës”, tha ai.
Pronarët e “ZombieSoup”Agon Avdimetaj dhe Dorjan Berishaj, prezantuan punën që bënë kjo ndërmarrje në fushën e teknologjisë informative dhe në ofrimin e shërbimeve shumë të avancuara në këtë fushë.
Ata e informuan Ministrin Beqaj se aktivitete kryesore të kësaj ndërmarrje janë: krijimi bazën së të dhënave, zhvillimi i programeve, zhvillimi i aplikacioneve, dizajn i programeve, video lojërave, blogjeve dhe menaxhim i projekteve.
Pronarët e “ZombieSoup” theksuan se fokusi i ri i tyre është zhvillimi i lojërave në platformat e realitetit virtual.