Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri është në vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës. Ai po merr pjesë në takimet e disa Komisioneve të Asamblesë Parlamentare, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Beqiri po merr pjesë edhe në takimet e Grupit Parlamentar të Partive Popullore të Evropës (EPP), anëtare e së cilës familje politike është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai sot u takua edhe me Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane me të cilin diskutuan për situatën politike në vend dhe LDK-në.