Beqiri kërkon që sot të diskutohet vetëm për buxhetin

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 10:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri që në këtë seancë të diskutohet vetëm për buxhetin, në lexim të parë dhe në lexim të dytë.

“Propozoi mocion për shqyrtimin e dytë të buxhetit për vitin 2017, që të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Shqyrtimi i dytë i projektligjit të bëhet po sot, pas kësaj seance, si dhe deklarimet jashtë rendit të ditës të hiqen dhe të shkojmë drejtpërdrejtë në buxhet”, ka thënë ai.

Ai po ashtu propozoi që pas buxhetit të diskutohet për ligjin për faljen e borxhit, i cili ka vetëm tri amendamente.

Beqiri kërkoi që pika 10 e rendit të ditës, e cila është paraparë të ketë debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme