Për nder të Festës së Flamurit, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri tha se sakrifica e familjes Jashari ka bërë që sot Kosova të jetë më ndryshe, raporton Ekonomia Online.
“Pa dyshim që sakrifica e tyre, gjaku i tyre, lufta e tyre ka bërë që sot Kosova të duket më ndryshe, të jetë më ndryshe dhe të realizohen aspiratat e tyre dhe të popullit të Kosovës për këtë që e kemi”.
“28 Nëntori shënon në një mënyrë bashkimin e gjithë neve kudo që jemi dhe jemi në vendin, përkundër dhimbjes, ndjeshmërisë është ky vend këtu, sepse është dëshmia e një sakrifice të madhe të popullit shqiptar për liri”.