Berat Rukiqi takon kryeministrin Albin Kurti

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim një delegacion të Odës Ekonomike të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Berat Rukiqi.

Sipas një njoftimi të lëshuar pas takimit, Kurti dhe Rukiqi diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat në funksion të fuqizimit të sektorit privat.

Ndër të tjera, kryetari Rukiqi prezantoi prioritetet e OEK-ut dhe kërkesat specifike të anëtarëve për temat në vijim: Sundimi i ligjit; eksportet; investimet; fuqizimi i rolit të Odës Ekonomike; Prodhimet vendore; Informaliteti; Edukimi dhe Punësimi; Politikat Fiskale; Prokurimi Publik; Marrëdhëniet tregtare rajonale dhe Digjitalizimi.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me OEK-un, në avancimin e agjendës zhvillimore të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme