Ekonomia Online
FUNDIT

Bëri “drift” me BMW, gjobitet ferizajasi me 150 euro

Bëri “drift” me BMW, gjobitet ferizajasi me 150 euro

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në Ferizaj, i cili u pa në mbrëmjen e djeshme duke bërë “drift” me veturë tek nënkalimi i këtij qyteti e që kjo është në kundërshtim me ligjin. Të njëjtit policia i ka shqiptuar gjobën prej 150 dhe një pikë negative, pasi ai u ftua në stacion […]

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në Ferizaj, i cili u pa në mbrëmjen e djeshme duke bërë “drift” me veturë tek nënkalimi i këtij qyteti e që kjo është në kundërshtim me ligjin.

Të njëjtit policia i ka shqiptuar gjobën prej 150 dhe një pikë negative, pasi ai u ftua në stacion dhe pranoi kundërvajtjen që kishte bërë.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka indentifikuar shoferin, i cili me datën 17.02.2022, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhej në njoftimin e policisë.

Të ngjashme