Sali Berisha thotë se protesta e 8 janarit e realizoi qëllimin e saj madhor duke arritur të hapte dyert e blinduara të selisë.
Në ndërkohë, ish-kryeministri e akuzoi Lulzim Bashën si orkestrues të dhunës ndaj demokratëve, duke folur për një skenar të përgatitur, sipas tij, në bashkëpunim me Edi Ramën.
“Pasi dështoi për të mbajtur selinë me vrasës, trafikantë dhe banditë që kishte mbushur zyrat e saj dhe që i kishte pajisur me gaze e helme, mjete primitive, nga huri tek armët e zjarrit, thirri sipas skenarit të parapërgatitur narko banditë me uniformë, narko policinë duke ndërmarrë një raprezalje, një dhunë dhe një terror policorë të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore”.
Ndaj kryedemokratit ricikloi akuzat për ministër të qeverisë Rama, ndërkohë që theksoi se protesta dëshmoi kush është opozita në vend.
“Se ka më në fund një opozitë të vërtetë të tyre, një opozitë e cila është gatshme të përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin më të keq që ka njohur që nga koha e Enver Hoxhës deri më sot, dhe ky regjim ka arritur në atë shkallë sa të emërojë opozitën që do”.
I pyetur per reagimin e ambasadores amerikane që dënoi aktet e dhunshme, Berisha nuk pranoi të komentonte.
“Nuk e kam lexuar deklaratën e SHBA-ve. Duhet ta lexoj që të komentoj”, tha ai, shkruan A2 CNN.