Në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve kushtet e palës kosovare për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Pas deklarimit jo të pakët ishin deputetët që e vunë në mëdyshje atë që kryeministri tha.
Në mesin e tyre ishte edhe deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Bekë Berisha.
Ai deklaroi se kushtet e prezantuara nga kryeministri i kanë pëlqyer dhe ka propozuar që atyre t’i shtohet edhe një pikë e re.
“Kushtet m’pëlqyn kryeministër. Me pa mujt një ndër kushtet po s’është që realizohet , me pa mujtë me i nalë rrent edhe qito n’parlament”, ka thënë Berisha.
Berishën gjatë kohës sa po fliste duke se e pengoi mosserioziteti nga ana e kryeministrit dhe deputetëve të tjerë ndaj të cilëve edhe reagoi.
“Për këtë çështje që jam tu fol, që janë ndër më të rendësishmet në politikë nuk është serioziteti as i kryeministrit e as i deputetëve që po hingrizën pa pikë nevoje”, ka reaguar Berisha.
Deputeti gjithashtu ka ngritur dyshime nëse Kurti do ta nënshkruaj marrëveshjen për themelimin e asociacionit.
“E di që ka pas gabime në të kaluarën dhe ka me pas gabime edhe tash po përgjegjësinë e ka marrë ky zotnia edhe na po e pysim k’ta çka do me ba edhe t’mujt me i majtë qato kushte le t’i manë. Po disponimin qysh po e shoh ju veç vendimin e keni marrë, kur t’vjen momenti ju me u tërhekë, me ik krejt. Edhe me ardhë dikush tjetër me nënshkru pastaj me thanë ju e keni nënshkru na”, përfundoi ai.