Berisha: Fryma socialdemokrate e Nismës ka munguar, do të rikthehemi për qytetarët dhe shtetin

Prishtinë | 26 Dhj 2024 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate së bashku me koalicionin-AAK që garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, synon të  rikthehet si forcë udhëheqëse qeverisëse, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Zafir Berisha thotë se qytetarët janë mashtruar, por nuk mund të mashtrohen gjithmonë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Berisha serioziteti i institucionit të Kuvendit,  është vënë në pikëpyetje, sipas tij nga adoleshenca politike e mazhorancës të papërgjegjshme.

Ai shprehet i bindur se tashmë edhe qytetarët janë të bindur për këtë.

“Natyrisht si subjekt politik në fushatën si të gjitha partitë në përgatitje e sipër pas fushatës e shohim vetën në Parlament, mendoj që edhe qytetarët janë të bindur se fryma socialdemokrate e Nismës ka munguar dhe jemi shumë të sigurt se me besimin që do ta marrim nga qytetarët, jo vetëm që do të kthehemi në një numër i deputetëve të Nismës në Kuvend, por jemi shumë të bindur që do të kthehet serioziteti i institucionit të  Kuvendit,  i cili është vënë në pikëpyetje nga adoleshenca politike e mazhorancës të papërgjegjshme dhe besoj që tashmë edhe qytetarët janë të bindur për këtë”, ka thënë Berisha.

Berisha theksoi se qytetarët janë mashtruar, por nuk mund të mashtrohen gjithmonë.

“Në këtë betejë politike jemi në koalicionet me AAK-në dhe të tjerët, dhe si alternativë politike mendoj që do të dalim më mirë se që mendojnë të tjerët për ne. E them këtë sepse jemi duke parë frymën dhe nga zgjedhjet e kaluara ka 360 shkallë ndryshim, qytetarët janë mashtruar por nuk mund të mashtrohen gjithmonë”, tha ai për EO.

Ai theksoi se Nisma ka elektoratin e vet, prandaj sipas tij në këto zgjedhje presin rreth 19 mijë votues të Nismës që të rikthehen.

“Nisma bashkë me të tjerët do të jetë forcë. Do të jem deputet për mandatin e katërt, do të kthehem në Kuvend, jo për nevojat e mija personale, por për interesat e Kosovës, sepse vendi ynë është në udhëkryq dhe këto zgjedhje nuk janë vetëm për pushtet, por zgjedhje për shtetin e Kosovës i cili është vënë në pikëpyetje nga njerëzit e papërgjegjshëm dhe që se kanë pasur idenë se çka është shteti e institucionet”, tha Berisha.

Sipas tij kreu i Nismës Fatmir Limaj nuk ka pretendime për kryeministër, por  që të rikthehet aty ku do t’i përfaqësoj qytetarët, si dhe t’i mbroj interesat e shtetit të Kosovës që janë mbi partitë politike dhe mbi individët.

“Përmbysjen Vetëvendosja e ka filluar dhe natyrisht se kundërshtari kryesori i tyre është vet Albini, sepse Albini i vërtetë po del tani në skenë dhe është duke mundur politikisht atë Albinin mashtrues i cili ka manipuluar me premtime e në fakt nuk e ka bërë asnjë punë të vetme përveç një urë në Saradran. Nuk ka pretendime për momentin për kryeministër Fatmir Limaj, ideja është që të rikthehet aty ku e ka vendin, t’i përfaqësoj qytetarët dhe natyrisht t’i mbroj interesat e shtetit të Kosovës që janë mbi partitë politike dhe mbi individët”, tha Berisha.

Të ngjashme