Berisha i kthen përgjigje ftesës së Sami Lushtakut, i gatshëm të përballet me ministren Haxhiu

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Besnik Berisha tha se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha shtoi se nuk do të ndërrojë parti politike, në një përgjigje ndaj ftesës së Sami Lushtakut për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

“Z. Lushtaku është figurë e nderuar lufte dhe pjesëtar i një partie të nderuar për mua. Partia ime është LDK-ja. Jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”.

“Partia ime mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati”.

Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të përballet në Gjykatë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Këtë të fundit, Berisha ka vazhduar ta quaj të paaftë në profesionin e saj.

“Unë nuk kërcënoj dhe i kam thënë se mos harxho para të taksapaguesve me mbajt truproje se nuk të kërcënon askush”.

“Unë kam prova se ky i përkëdheli i pushtetit, disa herë është rrahur krahëve dhe është marrë si prokuror për të arrestuar njerëz. Ajo ka paralajmëruar padi dhe ajo me të vlrtetë është e paditur. Merrni shembuj deklaratat e saja në Kuvend e rrjete sociale ku ajo ndërhyn në pushtete të ndara. Sa i përket padisë, unë e mirëpres çdo ditë e çdo moment”, u shpreh Berisha.

Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë dje se e ka dëgjuar me vëmendje intervistën e Berishës pas lirimit dhe e ka ftuar që t’i bashkohet PDK-së, meqë sipas Lushtakut me një qasje të tillë ai s’është për LDK.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme