Berisha i PDK-së për vlerën e koeficientit: Qeveria Kurti e ka shkelur Ligjin

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Se vlera e koeficientit e ndarë nga Qeveria duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese e thonë edhe nga PDK-ja.

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, njëherësh edhe deputet i PDK-së, Hisen Berisha ka folur për Front Online.

Berisha ka thënë se opozita dhe sindikatat duhet ta dërgojnë vlerën e koeficientit në Kushtetuese.

“Pagat që marrin policët, ushtarët, kadetët, është minimale. Nëse e krahasojmë më shkallën e inflacionit dhe rritjen e çmimit kjo është e papërballueshme. Partitë opozitare dhe sindikatat duhet ta dërgojnë vlerën e koeficientit në Gjykatë Kushtetuese”,Deputeti i PDK-së thotë se Qeveria Kurti e ka shkelur ligjin.

Sipas tij, minimumi i vlerës së koeficientit duhet të jetë 130 euro.

“Qeveria ka pritur që ne menjëherë ta dërgojmë Ligjin e Pagave në Kushtetuese për shqyrtim, por ne nuk e bëmë sepse Qeveria do ta përdorke. Vlera e koeficientit është e përgjysmuar dhe duhet të jetë 130 euro minimumi por Qeveria e ka shkelur ligjin”, theksoi Berisha.

Ndryshe, Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Të ngjashme