Berisha i reagon Gecit që e ofendoi babanë e Hashim Thaçit: E ka djalin në burg

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pasi deputetja e LDK-së, Marigona Geci e përmendi Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës të enjten.

Berisha tha se nuk bën të lejohet ofendimi i një të moshuari që e ka djalin në burg.

Ai kritikoi edhe PDK-në, që s’i reagoi deputetes së LDK-së.

“Këtu po fyhen edhe qytetarë jashtë këtij kuvendi, më së shumti ish dashtë të reagojë edhe PDK-ja po ata s’po reagojnë”, tha fillimisht Berisha.

“Është ofendu një qytetar, një plak i cili i ka hallet e veta e që është duke nejt në shtëpi të vet, por për shkak të parimeve më duhet me reagu unë se qashtu e ndjejë. Nuk ka nevojë me depërtua amiqësitë dhe pallavrat e rrugës edhe me ardhë këtu, e sidomos për një plak që e ka djalin në burg.”

Berisha ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konkufca që të mos tolerojë ofendime e sidomos ndaj personave që s’janë aty.

“Të lus me të vërtetë me mbajtë njëfarë rendi këtu se të takon”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme