Berisha informohet në Gjenevë për TI-në në fushën e Doganës

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 16:06 | Nga

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha së bashku me bashkëpunëtor është duke zhvilluar vizitë në zyrat e OKB-së në Gjenevë (Zvicër), respektivisht në UNCTAD.

Gjatë takimit kryesor me zyrtarët e kësaj organizate (UNCTAD-it) është diskutuar për zhvillimet e fundit të teknologjisë informative ne fushën e Doganës, që mundëson një menaxhim me efikas dhe efektiv të ngarkesave komerciale derisa në anën tjetër krijon dhe lehtëson tregtinë përmes kufijve.

Gjithashtu është diskutuar për krijimin e një dritareve të vetme , për të gjitha agjencitë dhe ministritë që ndërlidhen me import eksport.

UNCTAD ka zhvilluar sistemin operativ për zhdoganimin e mallrave të quajtur ASYCUDA, kjo zyre e ka përkrahur Doganën e Kosovës në instalimin e sistemit shumë të suksesshëm deri tani i cili është duke prodhuar rezultate të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Gjithashtu vlen të theksohet se delegacioni Kosovar është pranuar dhe përfaqësuar pa fusnotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme