Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së , Bekë Berisha ka vizituar Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, Muzeun Komunal dhe Biblotekën “Brezi i ri”.
Berisha tha se investimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme për këto thesare është detyrë e jona, sepse roli i tyre kategorizohet në qëndrime, njohuri dhe edukim të brezave.
Postimi i plotë:
Vizita në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog
* Muzeu Komunal
* Biblioteka “Brezi i ri”
Muzetë dhe bibliotekat shprehin vlerë, identitet shoqëror, frymëzim dhe njohuri për artin, kulturën dhe trashëgiminë shumëvjeçare.
Investimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme për këto thesare është detyrë e jona, sepse roli i tyre kategorizohet në qëndrime, njohuri dhe edukim të brezave.
Me të gjitha kapacitetet tona, do angazhohemi në plotësimin e çdo kërkese në mënyrë të mirëfunksionalizimit të kulteve tona kulturore.
Për Istogun e guximit dhe urtësisë!
#Meqytetarët 121