Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ali Berisha, ka kërkuar të rregullohet e drejta e sigurimeve shëndetësore
‘Çështja e sigurimeve shëndetësore është një e drejtë elementare pët të gjithë njerëzit , e kjo është shumë e rëndësishme, gjegjësisht për sistemin shëndetësor, atë̈ juridik si dhe atij politikë. E them në këtë mënyrë se është çështje e rendësishme duke e ditë që vendi ynë̈ ka kaluar një̈ luftë në shkatërrim të shëndetit shëndetësor, tash e sa kohë’, tha ai.
Berisha më tej tregoi se çështja e sigurimeve shëndetësore ka filluar që nga viti 2004.
‘Nga vitit 2004 kanë filluar përpjekjet për të themeluar diçka për sistemin shëndetësor, po asgjë nuk është arritur. Të gjitha këto përpjekje kanë mbetur të pazbatueshme dhe kanë mbetur vetëm në letër.
Më tej ai tha se Kosova është një̈ ndër vendet e vetme që nuk ka sigurim shëndetësor.
‘Kosova është një̈ ndër vendet e vetmë që nuk ka sigurime shëndetësore. Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka shkatërruar sistemin shëndetësor.
‘Të parët që preken nga mungesa e sigurimet shëndetësore janë̈ personat me asistencë sociale, personat me aftësi të kufizuara’, shtoi ai.