Dardan Berisha luajti i lënduar në dhjetë minutat dramatik të Z –Mobile Prishtinës ndaj Pinar Karshiyakas në Fiba Europe Cup.
Prishtina ka shfrytëzuar ristrukturimin e fazës së 1/8 në FIBA Europe Cup për të siguruar pjesëmarrjen historike në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë garë.
Kryeqytetasit fituan 82:78 në duelin vendimtar ndaj Pinar Karshiyakas në xhiron e fundit të Grupit I të fazës së dytë.
Berisha pësoi një lëndim në krahun e tij të djathtë, por vazhdoi të luante dhe me një dy pikësh i ndihmoi Prishtinës që të shtonte avantazhin në fund të takimit.