Formimi i Ushtrisë së Kosovës që disa vite ka mbetur një ndër problemet kryesore në vend. Por, me ardhjen në krye të Qeverisë me Ramush Haradinajn, këtë çështje si duket e ka marrë me seriozitet më të madh Ministria e Sigurisë e cila është kompetente në këtë drejtim.
I pari i këtij dikasteri qeveritar, Rrustem Berisha ka treguar se i kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të arritur transformimin e FSK-së në Ushtri.
Ministri i FSK-së, Berisha në një intervistë për “Indeksonline” ka thënë se buxheti për transformimin e Ushtrisë ka shënuar rritje. Sipas tij, Ushtria do të bëhet në fillim të këtij viti.
I pyetur rreth asaj se a do të jetë pengesë Lista Serbe në votimin për Ushtrinë në Kuvend. Berisha ka theksuar se do të punojnë në këtë drejtim që të arrihet një konsensus i përbashkët edhe me komunitetin joshumicë.
Po ashtu, ai ka shtuar se FSK-ja stërvitet me disa shtete të fuqishme të botës. Me këtë rast ,ky institucion i sigurisë posedon armatim të lehtë në bazë të misionit aktual që e ka FSK-ja.
Ministri Berisha, vitin 2018 do ta pret me familen e tij. Por, ai ka treguar se këtë herë në ndërrimin e motmoteve do ta viziton edhe Kazermën Ushtarake.