Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha së bashku me Smajl Rugovën u mirëprit te familja e Ukë Idrizaj në Cerrcë.
Kërkesat e këtyre banorëve për asfaltim të rrugës para shtëpisë së tyre e kanë adresuar për vite me radhë, por asnjëherë nuk është aprovuar ani pse kërkuan nga kandidati për kryetar Bekë Berisha që ta marrë më seriozisht këtë çështje.
Berisha theksoi se në planprogramin e tij pikë e projektuar për realizim të menjëhershëm është ndërtimi i të gjitha rrugëve lokale(asfaltim, kubëzim) e cila vlen edhe për rrugët fushore.
Postimi i plotë:
Bashkë me Smajl Rugovën, u mirëpritëm te familja e Ukë Idrizaj, në Cerrcë.
Kërkesa e tyre për asfaltim të rrugës para shtëpisë, është adresuar për vite me radhë në komunë, por, asnjëherë nuk është aprovuar.
E njëjta ka ndodhur edhe me kanalin e ujitjes tek ura ‘Hajdin Beka’, siç e njohin banorët e kësaj ane, por, prapë kanë hasur në vesh të shurdhër.
Në planprogramin tim, si pikë e projektuar për realizim të menjëhershëm është ndërtimi i të gjitha rrugëve lokale(asfaltim, kubëzim) e njëjta vlen edhe për rrugët fushore.
Ndërtimi i kanaleve të ujitjes dhe projekti për rrjetin e kanalizimit dhe impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.
Mbështetja juaj do të bëjë ndryshim!
#Meqytetarët 121