Berisha priti në takim zëvendësministrin Resul Makreshi

Fushë Kosovë | 23 Tet 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha sot priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Resul Makreshi.

Kryetari Berisha e falënderoi zëvendësministrin Makreshi për kujdesin e treguar ndaj qytetarëve të komunës sonë gjatë përballjes me pandeminë Covid-19.

Zëvendësministri Makreshi ndër të tjera njoftoi të parin e Komunës së Fushë-Kosovës se Ministria e Shëndetësisë do të jap donacion 11000 maska për një përdorim dhe mbi 600 maska vizuele, të cilat do t’i shpërndajë për qytetarët e komunës sonë e në veçanti për komunitetin pakicë.

Në fund të takimit kryetari Berisha dhe zëvendësministri Makreshi u pajtuan që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet tyre gjithmonë në të mirë të qytetarëve.

Të ngjashme